Vendi pritës ka marrë pjesë në ndeshjen hapëse

Futboll

Vendi pritës ka marrë pjesë në ndeshjen hapëse

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:51
Vendi pritës ka marrë pjesë në ndeshjen hapëse

FIFA, ndryshe Federata Botërore e Futbollit, ka konfirmuar se faza finale e Kampionatit Botëror të Futbollit të këtij viti në Katar do të fillojnë një ditë më herët.

Kjo për t'i lejuar vendit pritës të luajë ndeshjen e parë kundër Ekuadorit, që do të jetë ndeshja hapëse zyrtare e këtij svenimenti. Ky Botëror fillimisht ishte planifikuar të fillonte të hënën më 21 nëntor me kampionen e Afrikës, Senegalin, që do të përballej me Holandën në Grupin A. M

Megjithatë, FIFA tani planifikon të zhvendosë ndeshjen hapëse të vendit pritës Katar kundër Ekuadorit, gjithashtu në Grupin A, për të dielën, më 20 nëntor, si ndeshjen që do të ngrejë siparin e turneut. Kjo do të thotë se turneu tani do të zhvillohet nga 20 nëntori deri në finalen e 18 dhjetorit 2022.

Vendi pritës ka marrë pjesë në ndeshjen hapëse të secilit prej katër edicioneve të fundit të turneut, teksa Gjermania mundi Kosta Rikën në vitin 2006, Afrika e Jugut u ndal në një barazim 1-1 nga Meksika në 2010, Brazili mundi Kroacinë në 2014-ën dhe Rusia mposhti Arabinë Saudite katër vjet më vonë.

Botërori i fundit në të cilin skuadra vendase nuk luajti ndeshjen e parë ishte në vitin 2002, kur Senegali mposhti papritur kampionen në fuqi, Francën, në ndeshjen hapëse të turneut të mbajtur në Korenë e Jugut dhe Japoni. Tradita më pas ndryshoi, pasi vendi pritës i zuri vendin fitueses në fuqi si skuadra që luan në ndeshjen e parë të turneut.

Ndeshja e planifikuar e Anglisë kundër Iranit në grup më 21 nëntor nuk do të ndryshojë datën apo orën, por kjo nuk do të jetë më dita e hapjes së turneut. Turneu më prestigjioz i futbollit mbahet tradicionalisht gjatë muajve të verës, por do të organizohet gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të këtij viti për shkak të motit të nxehtë në vendin pritës, Katar.

Është hera e parë në historinë 92-vjeçare të Botërorit, që ai zhvillohet në mes të sezonit evropian të futbollit dhe të gjitha kampionatet në mbarë globin, do të ndërpriten për 6 javë në dimër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat