Icardi mund të përfundojë në ekipin e të rinjve

Futboll

Icardi mund të përfundojë në ekipin e të rinjve

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:54
Icardi

Mauro Icardi gjithmonë e më shumë po lihet jashtë planeve të PSG.

Sipas L’Equipe, klubi francez ka nxjerr zyrtarisht jashtë ekipit të parë sulmuesin argjentinas për ti bërë vend 20-vjeçarit Ekitike.

Ky është një mesazh i qartë për Icardin, bën mirë të largohet në të kundërt është i detyruar të stërvitet me ekipin e të rinjve. Në këto tre vite, Icardi nuk arriti kurrë të justifikojë investim e bërë nga PSG.

Drejtuesit e klubit francez kërkojnë të lirohen se më shpejt nga paga e Icardit, por ofertat për të mungojnë. Monza është ekipi i vetëm i interesuar për shërbimet e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat