Shaqiri e njeh mirë AIK-un, synon kualifikimin

Futboll

Shaqiri e njeh mirë AIK-un, synon kualifikimin

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:01
Shaqiri

Shkendija e Tetovës, sot në orën 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, e pret skuadrën suedeze AIK-u, në ndeshjen e kthimit të xhiros së tretë kualifikuese për Conference League në futboll.

Shkëndija ka rezultat të favorshëm (1:1) nga Stokholmi, kështu që tani para tifozëve të tyre do të tentojnë të arrijnë kualifikimin në raundin play-off-it.

Trajneri i Shkendijës, Artim Shaqiri, është i vetëdijshëm se tani do të pasojë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga e para, por beson se të gjithë në skuadër janë gati për sfidën që i pret.

“Do të jetë një lojë ndryshe nga e para, sepse tani duhet vetëm një fitues. Barazimi nga Stokholmi nuk do të thotë asgjë nëse nuk luajmë sërish me cilësi dhe motivim për të fituar.

Ne mendojmë vetëm për fitoren, ndaj le të jetë me penallti. Unë sinqerisht besoj se mund ta eliminojmë këtë kundërshtar, të cilin e njoh mirë sepse kam luajtur dy vite në Suedi”, tha Shaqiri në konferencën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat