Lajme të mira për Tiranën

Futboll

Lajme të mira për Tiranën

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:18
Lajme të mira për Tiranën

Vesel Limaj ka nisur vrapimet rreth fushës, ndërsa për disa ditë do të jenë bashkë me ekipin.

Duket se infermieria bardheblu po zbrazet përfundimisht.

Kështu, Limaj ka nisur stërvitjen, edhe pse ka një shqetësim në rrëzë të kofshëve.

Nga ana tjetër, lojtari pritet të jetë gati për Shehin në javën e parë të kampionatit.

Lajmi i mirë është për Taulant Seferin, i cili kthehet me shumë mundësi sot në stërvitjen e Tiranës. Po kështu edhe Nikqi është duke u stërvitur veçmas pas dëmtimit që pësoi në këmbë pak para mbylljes së kampionatit. Tirana e ka zbrazur infermierinë dhe pret që edhe ata që kanë shqetësime të vogla të bashkohen me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat