Casemiro: Kjo stemë të detyron të fitosh

Futboll

Casemiro: Kjo stemë të detyron të fitosh

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:52
Casemiro

Mesfushori brazilian, Casemiro, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e Superkupës së Europës.

Braziliani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij, teksa ka dhënë asistin për Alabanë që zhbllokoi rezultatin dhe më pas goditi shtyllën.Duke folur pas ndeshjes ai ka thënë:

“Një titull më shumë, një kënaqësi më shumë. Është shumë e rëndësishme ta nisësh sezonin me trofe.

Kjo në fakt është edhe meritë e sezonit të kaluar.

E kemi merituar dhe na takon të festojmë.

Të gjithë kemi punuar fort, sepse kjo stemë të detyron të bësh më të mirën dhe të fitosh.

Tani qershia mbi tortë do të ishte që Benzema të fitojë dhe ‘Topin e Artë’, sepse e meriton plotësisht për atë çfarë ka bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat