Kika përforcohet me dy futbollistë

Futboll

Kika përforcohet me dy futbollistë

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:36
Prezantohen Begzim Bucolli dhe Endi Sopi

Skuadra nga Hogoshti, Kika, përforcohet me dy futbollistë për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.

Begzim Bucolli dhe Endi Sopi, janë përforcimet e Kikës, që e bëjnë edhe më të fortë për edicionin e ri.

“Begzim Bucolli dhe Endi Sopi i bashkohen KF Kikës.

KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me Begzim Bucollin dhe Endi Sopin të cilët i bashkohen klubit nga Juniorët e SC Gjilanit

Drejtori sportiv Mustafë Vranja dhe sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj kanë prezantuar Bucollin dhe Sopin.

Begzim Bucolli luan në pozitën e qendërmbrojtësit, kurse Endi Sopi luan si mesfushorë.

KF Kika i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sezonin e ri 2022/2023!”, njofton KF Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat