E pësojmë nga lojtarët e Interit

Futboll

E pësojmë nga lojtarët e Interit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:58
E pësojmë nga lojtarët e Interit

Pas fitores 3-0 të Italisë U-19 kundër Shqipërisë U-19, i njëjti rezultat vjen në Coverciano në më pak se 24 orë.

Por këtë herë bëhej fjalë për grup moshën e U-18. Italianët kanë arritur që t’ia dalin sërish me shifrat 3-0 duke mundur djemtë e drejtuar nga ana e Beharit.

Goli i parë do të vinte në minutën e 16 nga gjuajtja e fuqishme e Francesco Espositos, lojtarit të Interit.

Vetëm 11 minuta më vonë ishte një tjetër lojtar i Interit që dyfishoi shifra, Owwusu, i cili përfitoi një asist perfekt nga thellësia. Shumë ndryshime në pjesën e dytë ngadalësuan ritmin e lojës, ndërsa në të 61 ishte futbollisti i Romës, Graziani, që do të përmbyllte historinë e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat