Shkarkohet

Futboll

Shkarkohet

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:10
Vahid Halilhoxhiq

Maroku ka shkarkuar trajnerin rreth tre muaj përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor.

Kombëtarja afrikane ka ndërprerë bashkëpunimin me Vahid Halilhoxhiq..

70-vjeçari boshnjak drejtonte “Luanët e Atlasit” prej gushtit të vitit 2019. Në deklaratën e FRMF (Federata Marokene e Futbollit) lexohet: “FRMF dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me konsensus për shkak të ndryshimeve të mendimeve për përgatitjet për fazën finale të Kupës së Botës në Katar 2022”.

Halilhodzic ka një eksperiencë të madhe mbi supe.

Maroku ishte kombëtarja e tretë që kualifikonte në një Botëror pas Japonisë dhe Bregut të Fildishtë, por pa ia dalë të shijojë frytet e punës së kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat