Reali arrin marrëveshje për të transferuar yllin e Bayer Leverkusenit

Futboll

Reali arrin marrëveshje për të transferuar yllin e Bayer Leverkusenit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:45
Iker Bravo

Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me tinejxherin e Bayer Leverkusen, Iker Bravo, raporton “AS”.

Talenti 17-vjeçar pritet të përfundojë fillimisht një marrëveshje në formë huazimi në “Santiago Bernabeu”, me Realin që e ka opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme.

Kampioni evropian e ka mposhtur konkurrencën nga Barcelona dhe Atletico Madridi për Bravon, i cili bëri debutimin e tij për të ekipin e parë të Leverkusen sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat