Shkëndija eliminohet me penallti 

Futboll

Shkëndija eliminohet me penallti 

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Shkëndija eliminohet me penallti me rezultat 3:2 nga AIK i Stokholmit, në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në minutën e 22-të, Ferhan Hasani shënoi nga penalltia për rezultatin 1:0. 

Mirëpo, mysafirët u treguan të zgjuar në pjesën e dytë duke barazuar në minutën e 56-të, falë futbollistit Ayari. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras (1:1) dhe për këtë edhe sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, ku as pas kësaj periudhe nuk pati ndryshim rezultati.

Penalltitë, për Shkëndijen shënuan Stojanovski, Cake; dështoi Dita, Doriev e Hasani dhe për AIK realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom, dështuan  S. Larsson e Ring.

AIK kualifkohet në play-off të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat