Orari i Ballkanit në play-offin e Conference Leagues

Futboll

Orari i Ballkanit në play-offin e Conference Leagues

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 00:43
Orari i Ballkanit në play-offin e Conference Leagues

Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm.

Ndërkohë, nuk do të ketë pushim për kampionin e Kosovës.

Kjo pasi që menjëherë sot një javë, më 18 gusht Ballkani do të udhëtojë për në Shkup për ndeshjen e parë.

Një javë më pas, më 25 gusht, Ballkani do të përballet me Shkupin në Prishtinë.

Fituesi i këtij dueli do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat