Zbulohen detajet e kontratës së majme të Dembeles

Futboll

Zbulohen detajet e kontratës së majme të Dembeles

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:26
Ousmane Dembele

Barcelona ka qenë shumë aktive në afatin kalimtar aktual të verës, ku pavarësisht çështjeve të tyre të njohura financiare, gjiganti katalanas ka sjellë një sërë transferimesh të reja.

Franck Kessie dhe Andreas Christensen u transferuan si lojtarë të lirë, ndërsa Barcelona shpenzoi paratë për Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde, shumë që prek afro 161 milionë euro në total sipas “Transfermarkt”.

Përveç forcimit të skuadrës në një kohë kur duhet të aktivizohen levat financiare të ndryshme për të regjistruar edhe lojtarë, Barcelona e pa të arsyeshme t'i dorëzonte Ousmane Dembeles një kontratë të re tejet të majme.

Marrëveshja e mëparshme e yllit francez skadoi në fund të sezonit 2021/22, por trajneri Xavi Hernandez ishte i etur për ta mbajtur atë në klub pas formës së tij mbresëlënëse në fund të sezonit të kaluar.

Disa nga detajet në kontratën e re dyvjeçare të ish-lojtarit të Borussia Dortmundit janë zbuluar dhe numrat janë absolutisht të lartë.

Sipas raportimit nga media katalanase “Sport”, Dembele mund të përfitojë deri në 20 milionë euro në sezon nga pagat.

Ylli francez do të fitojë në minimum afro 15 milionë euro bruto, kurse edhe afro pesë milionë të tjera në formë të bonuseve.

Përveç përfitimit të një rroge që është një nga më të lartat në futbollin botëror, Dembeles do t'i dorëzohet 50% e çdo tarife të ardhshme transferimi ndërsa ai është nën urdhrat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat