Shehi i hap derën së ardhmes te Tirana

Futboll

Shehi i hap derën së ardhmes te Tirana

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:29
Shehi

Tirana është duke u kthyer në markë gjatë këtyre viteve të fundit sa i përket prodhimeve të lojtarëve, të cilët po ndërkombëtarizohen. Më shumë impulse dhe dëshirë vjen për lojtarët e rinj të akademisë kur shohin sesi Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka që kanë ndjekur të njëjtën rrugë si ta, sot luajnë te Legia e Varshavës.

Ndërkohë sa i përket klubit, prodhimi i talenteve dhe më pas shitja e tyre është fitimi i pastër dhe mbi të gjitha shembulli ideal për mënyrën sesi mund të ngrihet një skuadër. Pas zhgënjimit në Europë, Orges Shehi është kthyer që t’i hap dyert së ardhmes.

Tre futbollistë të rinj janë marrë nga U-19 në stërvitjen e djeshme, para nisjes së sezonit të ri. Mes tyre ishte edhe mbrojtës 17-vjeçar, Kleidi Hoxha. Ky i fundit ka lënë mbresa të mira tek të drejtuesit e klubit, teksa spikat për saktësinë e madhe në ndërhyrje.

Gjithashtu Kleidi është një mbrojtës modern ku nuk mungojnë prej tij vertikalizimet precize të topave që i vijnë në ndihmë skuadrës për të vendosur në vështirësi kundërshtarin. Sigurisht që debutimi me ekipin e parë nuk është ende i afërt, por hapat e bërë deri tani janë shumë premtues për atë që pritet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat