Mbrojtësi i Atalantës konfirmohet pozitiv me doping

Futboll

Mbrojtësi i Atalantës konfirmohet pozitiv me doping

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:30
Mbrojtësi i Atalantës

Mbrojtësi argjentinas i Atalantës, Jose Luis Palomino rezultoi pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm më 5 korrik. Një lajm që tronditi klubin bergamask dhe futbollin italian.

32-vjeçari u pezullua menjëherë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, ndërkohë që edhe kundër-analiza ka rezultuar sërish pozitive!

Palomino ka përdorur Clostebol, substancë e palejueshme. Lojtari do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping, ku do të duhet të provojë mirëbesimin e tij, duke vërtetuar përdorimin e ilaçeve që përmbajnë Clostebol ose përgjegjësinë e palëve të treta, si mjeku.

Clostebol është një anabolik-androgjenik sintetik (AAS): një derivat i testosteronit, i përdorur kryesisht në kremrat shërues. Rregullorja thotë se sportisti “shpëton” në rast se provon në një rast të vetëm se nuk ka faj apo neglizhencë, me pezullimin e tij që reduktohet ose eliminohet plotësisht.

Lojtari latin rrezikon një skualifikim 2-vjeçar nga bota e futbollit. Trajneri Gasperini foli shkurtimisht rreth tij në prononcimin për mediet përpara transfertës ndaj Sampdorias.

“Po humbim një lojtar tepër të rëndësishëm. E dimë mirë moralin e këtij lojtari, është mjaft e qartë natyra e pavullnetshme e situatës së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat