Inzaghi: Asllani lojtar cilësor

Futboll

Inzaghi: Asllani lojtar cilësor

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:03
Asllani

Interi është gati për sezonin e ri në Serie A. Nënkampionët e Italisë zbresin në fushë të shtunën në Lecce, ndeshje nga e cila Simone Inzaghi pret lojë të bukur dhe fitore.

“E kemi detyrë të përpiqemi për të arritur më të mirën. Skuadra nuk ka ndryshuar shumë. Kemi humbur Perishiq, por rikthyem Lukakun. Kemi marrë edhe lojtarë funksional si Mkhitaryan, Onana, Asllani dhe Bellanova, të cilët kanë cilësi.

Rivalët tanë janë forcuar, por ata e kanë të qartë që do të jemi edhe ne kandidatë për titullin deri në fund. Na mungon vetëm një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Ranocchian”, deklaroi trajneri i Interit.

Marcelo Brozoviq është rikuperuar. Kroati është stërvitur me ekipin dhe do të jetë i pranishëm në transfertën në Salento, teksa Kristjan Asllani është gati të debutojë në kampionat me skuadrën e re.

Dy janë emrat që përfliten për t’iu bashkuar Interit në prapavijë: Francesco Acerbi (Lazio) dhe Manuel Akanji (Borussia Dortmund).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat