Konfirmohet nga Xavi: Pjanic do të qëndrojë

Futboll

Konfirmohet nga Xavi: Pjanic do të qëndrojë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:51
Miralem Pjanic

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar që Miralem Pjanic do të qëndrojë.

E ardhmja e Pjanic duket se do të jetë në ‘Camp Nou’.

Kjo pasi, është trajneri i ekipit katalanas që e konfirmon që boshnjaku do vazhdojë të jetë lojtar i tij.

“Miralem Pjanic do të qëndrojë këtu. Ai më ka bindur dhe do të qëndrojë me ne”, tha trajneri.

Pjanic sipas lajmeve të fundit ishte i lidhur me një kalim te Juventusi, por është Xavi që shuan dyshimet në lidhje me të ardhmen e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat