Gattuso: Situata nuk është normale

Futboll

Gattuso: Situata nuk është normale

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:14
Gattuso: Situata nuk është normale

Gennaro Gattuso po përgatitet për debutimin e tij si trajner në La Liga, teksa Valencia e nis kampionatin me sfidën në “Mestalla” përballë katalanëve të Gironës, të dielën në orën 19:30.

Tekniku 44-vjeçar italian deklaroi se situata te Valencia nuk është fort normale, megjithatë u shfaq optimist se e ardhmja do të jetë shumë më e mirë, duke renditur një sërë faktorësh që do të ndihmojnë për këtë.

“Klubi aktualisht është në fazë rindërtimi dhe natyrisht që situata nuk është nga më të mirat, por e ardhmja besoj që do të jetë shumë më e mirë.

Tradita, qyteti, historia, stadiumi, tifozët, profesionalizmi, pasioni dhe shpirti, janë të gjitha aty. Pra janë të gjitha kushtet për t’u rikthyer në nivelet më të larta dhe kemi nevojë vetëm për pak kohë”, u shpreh Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat