Nottingham nuk i ndahet sulmuesit të Brighton

Futboll

Nottingham nuk i ndahet sulmuesit të Brighton

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:18
Nottingham nuk i ndahet sulmuesit të Brighton

Nottingham Forest vazhdon të këmbëngul për të afruar sulmuesin e Brighton, Neal Maupay.

Prej javësh 25-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes së Salenitanës, megjithatë klubi i sapo ngjitur në Premier League insiston që Maupay të bashkohet me ta.

Anglezët kanë ofruar plot 15 milionë paund për kartonin e sulmuesit, me këtë të fundit që nuk është thirrur nga trajneri Potter për ndeshjen ndaj Newcastle.

Maupay ka kontratë deri në verën e viti të ardhshëm me klubin ku ndodhet aktualisht, ndërsa për kartonin e tij Brighton nuk pranon më pak se 18 milionë paund.

Megjithatë duhet parë nëse Brighton do e pranojnë ofertën e Nottingham, duke ditur se në fund të sezonit 25-vjeçari mund të largohet me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat