Espanyol-i i Bares ngec në javën e parë

Futboll

Espanyol-i i Bares ngec në javën e parë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:27
Espanyol-i i Bares ngec në javën e parë

Me 4 gola, por pa fitues mbyllet sfida në Balaidos mes Celta Vigo dhe e Espanyol, e vlefshme për javën e parë të La Liga-s.

Vendasit dominuan ndeshjen që nga fillimi, ndonëse goli mungoi deri në minutën 45+2’, me Aspas që zhbllokoi rezultatin.

Në pjesën e dytë Celta u tregua edhe më kërkuese dhe ia doli të realizonte golin e dytë me Pacencia-n në minutën e 63’. Espanyol arriti të godiste portën e vendasve vetëm në minutën e 72’, kur Exposito arriti të shënonte.

Espanyol ia doli që të gjente barazimin në fund të sfidës, me Joselu që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+7.

Sa i përket mesfushorit të kombëtares shqiptare, Keidi Bare, nuk pati në dispozicion asnjë minutë aktivizimi në këtë nisje të sezonit 2022-2023 të La Liga-s, duke e ndjekur këtë sfidë të parë nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat