Nagelsmann i tregon sërish stolin De Ligt

Futboll

Nagelsmann i tregon sërish stolin De Ligt

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:39
Bayerni

Edhe pse Bayern Munchen e bleu për 80 milionë euro, kjo nuk do të thotë se atij i është premtuar vendi në formacionin titullar. Kështu funksionojnë gjërat në skuadrën e Julian Nagelsmann i cili nuk ka ndërmend ta aktivizojë De Ligt nëse nuk do të jetë plotësisht i bindur gjendjen e mbrojtësit holandez.

Nuk e zgjodhi titullar në ndeshjen hapëse ndaj Eintracht Frankfurt dhe nuk do të zbesë në fushë që nga minuta e parë edhe në sfidën e javës së dytë ndaj Wolfsburg ku titullarët do të jenë Upamecano dhe Lucas Hernandez. Për këtë temë foli edhe trajneri Nagelsmann:

“Momentalisht nuk kam asnjë arsye për të bërë ndryshime në mbrojtje.

Të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm në skuadrën që kam në dispozicion dhe nëse nuk ndodh diçka e jashtëzanonshme nuk kam arsye të ndryshoj.

Sigurisht që si De Ligt ashtu edhe Sane nuk janë të lumtur me këtë situatë por rivalët në pozicionet e tyre po bëjnë shumë mirë dhe unë dua lojtarë që mund të nisen nga pankina e të bëjnë diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat