Shkëndija sfidohet në Strugë nga Sileksi

Futboll

Shkëndija sfidohet në Strugë nga Sileksi

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:10
Shkëndija sfidohet në Strugë nga Sileksi

Nis sezoni i ri garues 2022/2023 për Shkëndijen e Tetovës me sfidën ndaj Sileksit, që do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Strugë.

Do të jetë ky edicioni i 31-të i futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthejnë titullin e kampionit dhe të fitojnë trofeun e 5-të kampion i Maqedonisë së Veriut.

"Ndeshja ndaj Sileksit luhet në kuadër të xhiros së dytë të LPFMV-së, ndërsa xhiroja e parë ndaj Skopjes u shty për shkak të ndeshjeve të cilat skuadra kuqezi i zhvilloi në kompeticionet evropiane.

Shkëndija dhe Sileksi gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 52 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 32 fitore, Sileksi ka 11 fitore, përderisa 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim", njofton KF Shkëndija.

Lupço Doriev, futbollist, thotë:  “Sezonin e ri garues e nisim me motivacion të lartë dhe me të vetmin synim rikthimin e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut.

Kemi një skuadër të mirë dhe kompakte, e kjo u pa edhe në ndeshjet në garat evropiane ku e dëshmuam se kemi kapacitet që të përballemi me çdo kundërshtar. Ndeshjet e mira të cilat i luajtëm në Ligën e Konferencës besoj se do t’i përsërisim edhe në kampionatin vendor dhe mendoj se të dielën ndaj Sileksit sezonin e ri garues do ta hapim me fitore”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Krumisllav Gjorgiev nga Shtipi, do t’i ndihmojnë Davor Cvetanoski nga Kërçova dhe Ile Misheski nga Prilepi, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kiril Smokvoski, po ashtu nga Prilepi.

Për këtë ndeshje të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.

Kundërshtari:

Pozita momentale: Sileksi në ndeshjen e xhiros së parë triumfoi ndaj ekipit të Rabotniçkit me rezultatin 2:0. 

Ecuria: Sileksi në vitin 2021 ra në kategorinë e dytë të futbollit vendor, ndërsa gjatë sezonit të kaluar u ngjit përsëri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. 

Tre herë e ka fituar kampionatin vendor, edhe atë në vitet 1996, 1997 dhe 1998. Ndërsa po ashtu tre herë është edhe fitues i Kupës në vitet 1994, 1997 dhe 2021.

E diel, 14 gusht

Liga e Parë, xhiroja e 2-të

Stadiumi i Qytetit në Strugë

Ora 17.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat