Galatasaray kërcënon Sevillën

Futboll

Galatasaray kërcënon Sevillën

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:41
Galatasaray

Galatasaray ra dakord të bashkëpunonte me Sevillan për transferimin e Marcao, i cili mbërriti në Sanchez Pizjuan këtë verë si zëvendësues i Diego Carlos në këmbim të rreth 12 milionë eurove, megjithëse ai ende nuk ka mundur të veshë fanellën e klubit andaluzian për shkak të lëndimit.

Më vonë të dyja klubet kanë vazhduar negociatat për një tjetër lojtar, partnerin e tij në qendër të mbrojtjes Victor Nelsson, por klubit turk nuk i kanë pëlqyer mënyrat se si janë zhvilluar negociatat deri në atë pikë sa po mendojnë të denoncojnë Sevillan para UEFA-s.

Sipas shtypit turk, Galatasaray është mjaft i mërzitur që nga Sevilla kanë negociuar me lojtarët pas shpinës së klubit.

Kjo gjë mund t’i sjellë Sevillas një sanksion ekonomik, ndërsa për qendërmbrojtësi danez, me të cilin ka kontratë deri në 2026-ën, klubi turk kërkon jo më pak se 20 milionë euro.

Nelsson, 23 vjeç, ishte prioriteti i Sevillas për të plotësuar vendin e Jules Kounde, i transferuar te Barcelona në transaksionin më të lartë të shitjeve në historinë e Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat