Trajneri i Barcelonës e pranon se pritshmëritë janë rritur

Futboll

Trajneri i Barcelonës e pranon se pritshmëritë janë rritur

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:28
Xavi

Xavi Hernandez shprehu zhgënjimin e tij pas barazimit pa gola të Barcelonës kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen hapëse të La Liga Santander të shtunën.

Trajneri i Barcelonës pranoi se pritshmëritë janë rritur këtë sezon pas ardhjes së disa blerjeve të mëdha si Robert Lewandowski, i cili nuk arriti të shënonte në debutimin e tij zyrtar.

“E kuptoj zhgënjimin, ne kishim krijuar shumë pritshmëri”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të besojmë te modeli dhe të vazhdojmë të punojmë. Rayo u mbrojt shumë mirë. Ishte e vështirë për ne të krijonim më shumë se zakonisht. Është mëkat sepse donim t’u tregonim tifozëve se jemi në rrugën e duhur.

Është një zhgënjim, por ne kërkojmë durim. Na duhej të sulmonim më mirë dhe të krijonim shanse. Nuk luajtëm lojën tonë më të mirë. Jemi të zhgënjyer. Mund të jetë që pritshmëritë u rritën paksa shumë”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat