Leart Paçarada asiston dhe me notë 9.2, St. Pauli shemb Magdeburgun 

Futboll

Leart Paçarada asiston dhe me notë 9.2, St. Pauli shemb Magdeburgun 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:28
Leart Paçarada feston me shokë

Futbollisti Leart Paçarada vazhdon formën e mirë në petkun e St. Paulit. 

Skuadra e St. Paulit e shemb me rezultat 3:0 Magdeburg-un.

Në minutën e tretë, Paçarada, djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, asiston për mrekulli dhe Johannes Eggestein shënon për 1:0.

Johannes Eggestein sërish shënon, 2:0 në minutën e 14-të. 

Marcel Hartel i jep qetësinë skuadrës së tij në minutën e 77-të, thellon fitoren në 3:0.

Paçarada në minutën e 27-të, u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Betim Fazliji u aktivizua nga minuta e 71-të për St. Paulin dhe Janson Çeka titullar për Magdeburg-un. 

Paçarada është trim i ndeshjes, më i merituari për fitoren e thellë. Paçarada vlerësohet me notë 9.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ndërsa pas tij Eggestein me 8.7, Fazliji 6.7 dhe Çeka 6.3.

St. Pauli është në vend të shtatë me 7 pikë e Magburburg i 16-ti em 3 sosh pas 4 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat