​Chelsea-Tottenham, formacionet zyrtare

Futboll

​Chelsea-Tottenham, formacionet zyrtare

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Një ndeshje jashtëzakonisht e zjarrtë pritet të zhvillohet nga ora 17:30 në "Stamford Bridge" ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.

Pasi arkëtuan nga tri pikë në xhiron e parë, Tottenhami ndaj Southamptonit dhe Chelsea ndaj Evertonit, këto dy skuadra do të ballafaqohen sot me synimin për të marrë fitoren e radhës.

Të dy ekipet kanë nga dy mungesa për këtë ndeshje. Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel nuk mund të mbështetet te dyshja Alonso-Kovaçiq për shkak të lëndimeve, ndërsa Antonio Conte është pa shërbimet e Clement Lenglet dhe Oliver Skipp.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy, James, Silca, Koulibaly, Loftus-Cheek, Kante, Jorginho, Cucurrela, Mount, Habertz, Sterling

Tottenham: Lloris, Royal, Romero, Dier, Davies, Sessegnen, Bentacur, Hojbjerg, Kulusevksi, Son, Kane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat