Ferdinand mbron holandezin Erik ten Hag

Futboll

Ferdinand mbron holandezin Erik ten Hag

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:17
Erik ten Hag

Fillimi i Manchester United në sezonin e parë nën drejtimin e Erik ten Hag po shkon keq e më keq. Skuadra ka humbur dy ndeshje në dy xhirot e para duke mbetur në fund të tabelës së Premier League.

Por ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand ka mbrojtur trajnerin holandez duke vënë në shënjestër lojtarët dhe pronarët e klubit, familjen Glazer.

"Është një problem më i madh, një problem më i gjerë se ai. Ai ka ardhur duke pritur nënshkrime të reja", ka thënë Ferdinand. 

Përveç rezultateve të dobëta, United gjithashtu është kritikuar edhe për qasjen e rekrutimit të futbollistëve.

Dhe për këtë ka folur edhe Ferdinand. "A mendoni se Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Sir Alex Ferguson apo Jose Mourinho do të ndiqnin një lojtar si Frenkie de Jong? Ata nuk do ta bënin atë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat