“Paqe” në Mainz - Union Berlin

Futboll

“Paqe” në Mainz - Union Berlin

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:13
“Paqe” në Mainz - Union Berlin

Përfundon në barazim pa gola dueli Mainz-Union Berlin, i vlefshëm për javën e dytë të Bundesligës.

Dy ekipet kishin fituar ndeshjet e para, ndërkohë që sot ndanë një nga një pikë.

Ndeshja ishte e balancuar, ndërkohë që munguan rastet e pastra për gol. Ritmi i takimit nuk ishte i lartë dhe në fund barazim 0-0, që ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide.

Mainz dhe Union Berlin vazhdojnë të mbeten të pamposhtura pas javës së dytë në Bundesligën gjermane, aty ku përkohësisht kryeson Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat