Allegri s`flet për transferime

Futboll

Allegri s`flet për transferime

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:39
Allegri s`flet për transferime

Massimiliano Allegri nuk e ka parë të dobishme të flasë për transferimet pasi Juventus, sipas tij, po përgatitet të fillojë sezonin e Serie A kundër Sassuolo të hënën.

"Lojtarët që u larguan janë zëvendësuar, duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme", ka thënë ai. "Juventusi ka për detyrë të përpiqet të fitojë, konkurrentët janë forcuar.

Janë katër ose pesë kërkues për Scudetton dhe ne jemi mes tyre. Duhet të punojmë në heshtje, të përmirësojmë ekipin nga të gjitha këndvështrimet".

Paul Pogba, Angel Di Maria, Gleison Bremer dhe Filip Kostic kanë mbërritur në Juventus gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, ndërsa atyre mund t'u bashkohen edhe Leandro Paredes dhe Memphis Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat