Ish-portieri i Interit debuton me një gafë edhe te Cremonese

Futboll

Ish-portieri i Interit debuton me një gafë edhe te Cremonese

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:47
Ish-portieri i Interit debuton me një gafë edhe te Cremonese

Tjetër gafë e Ionut Radu. Pas asaj që i kushtoi Interit humbjen në Bologna dhe në të njëjtën kohë të titullit kampion, portieri rumun u huazua te Cremonese, por debutimi u shënua nga një tjetër gabim trashanik.

Në sfidën mes Fiorentinës dhe Cremoneses, vendasit triumfuan me rezultatin 3-2, duke shënuar golin e fitores pikërisht në shtesë dhe pikërisht falë një gafe të tmerrshme të Ionut Radu, i cili duhet thënë se deri atëherë kishte bërë pritje spektakolare.

Një gjuajtje-kros e Mandragorës shkon drejt portës shumë lehtë, por Radu në vend të grushtimit, zgjedh të kërcejë e të zotërojë topin, duke përfunduar në rrjetë bashkë me të.

Pas kësaj ndeshjeje, sigurisht që tifozët e Interit mund të ndihen më të qetë, pasi Radu nuk është më pjesë e zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat