Mbrojtësi italian fluturon drejt Londrës

Futboll

Mbrojtësi italian fluturon drejt Londrës

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 23:41
Mbrojtësi italian fluturon drejt Londrës

E kërkuan shumë skuadra, por Destiny Udogie ka zgjedhur Tottenhamin për të vijuar karrierën, teksa pasditen e sotme ka fluturuar drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Anësori italian ka zbuluar se është shumë i emocionuar dhe i lumtur që po firmos me “Spurs”, megjithatë pranoi se edhe sezonin e ardhshëm do të vijojë të jetë pjesë e Udineses për të fituar më shumë eksperiencë.

“Jam shumë i kënaqur që po transferohem në Premier League, ku do të punoj me trajnerin Conte. Jam i sigurt që me të do të rritem shumë më tepër.

Megjithatë për momentin është shumë e rëndësishme që të rikthehem në huazim te Udinese, pasi kam nevojë të luaj dhe të fitoj më shumë eksperiencë. Jam i sigurt që do të bëj një sezon mjaft të mirë”, deklaroi futbollisti.

Udogie u kërkua nga disa skuadra në Itali, mes të cilave edhe Interi, megjithatë ishte Fabio Paratici ai që fitoi garën, duke paguar 16 milionë euro në arkat e Udineses dhe për më tepër, huazimin një vjeçar të futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat