Sanchez nuk lë gjurmë në debutim

Futboll

Sanchez nuk lë gjurmë në debutim

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 23:42
Sanchez

Sanchez nuk lë gjurmë në debutim!

Pas startit fantastik me fitoren 4-1 ndaj Reims, Marseille nuk arriti t’u japë vazhdimësi rezultateve, pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndaj Brest mbrëmjen e sotme.

Skuadra e drejtuar nga kroati Igor Tudor vuajti jo pak përballë Brestit, megjithatë ia doli të shënojë me anë të Tavares në minutën e 38’ dhe të shkojë në dhomat e zhveshjes në avantazh minimal.

Ky rezultat rezistoi deri në minutën e 61-të, kur Lees-Melou riktheu baraspeshën, ndërsa Tudor përdori edhe kartën Alexis Sanchez, por as blerja më e re e marsejezëve nuk arriti t’u japë tre pikët në këtë transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat