Ndoji realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit

Futboll

Ndoji realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 00:01
Ndoji realizon një perlë të vërtetë

Ndoji realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, goli mahnit edhe vetë presidentin!

Emanuele Ndoji po kalon një periudhë mjaft pozitive te Breshia.

Rikthimi ka nxjerrë anën e tij më të mirë, duke marrë rolin e liderit në skuadër. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Sudtirolit, të cilin Breshia e fitoi me rezultatin 2-0.

Goli i parë mban firmën e 25-vjeçarit, që realizon një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit në minutën e 37.

Goditja e Ndojit ndalet në rrjetë, duke mos i dhënë portierit asnjë shans për të reaguar.

Goli i lojtarit shqiptar mahnit edhe presidentin Celino, i cili me gjestet e tij nënkupton edhe mjeshtërinë e shfaqur nga Emanuele Ndoji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat