Pesë lojtarët që i pëlqen Barcelonës

Futboll

Pesë lojtarët që i pëlqen Barcelonës

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:49
Pesë lojtarët që i pëlqen Barcelonës

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi dështoi ta transferonte Cesar Azpilicuetan e Chelseat.

“Blaugrana” paraprakisht e kishin liruar Dani Alvesin dhe tash kanë nevojë për një “dysh”.

Mediat e huaja e kanë zbuluar listën e preferenczve të gjigantit katalunas për këtë pozitë.

Janë pesë futbollistë që i pëlqen klubi spanjoll dhe vetëm njëri prej tyre do të mundë të përfundojë në “Camp Nou” në ditët apo javët në vazhdim.

Bëhet fjalë për lojtrët si: Jeremie Frimpong, Aaron Wan-Bissaka, Juan Foyth, Diogo Dalot e Thomas Meunier.

Natyrisht, prej tyre, Dalot dhe Wan-Bissaka janë më të pëlqyerit për trajnerin Xavi, i cili e kërkon me insistim një mbrojtës të krahut të djathtë për ta kompletuar repartin defanziv.

Mbetet të shihet nëse Barça do t’i sigurojë shërbimet e ndonjërit prej këtyre lojtarëve deri në fund të afatit kalimtar të verës, i cili do të mbyllet në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat