Milan në kërkim tē talentit danez

Futboll

Milan në kërkim tē talentit danez

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:02
Oliver Ross

Milan thuhet se është duke e përcjellë nga afër talentin e Aalborg, Oliver Ross dhe ata mund ta transferojnë atë para fundit të afatit kalimtar të verës 

TV3 Sport ka dhënë detaje së interesi i Kuqezinjve për këtë talent buron që nga pranvera e kaluar, kur ata kishin bërë një ofertë për Aalborg. Propozimi i tyre ishte refuzuar por palët kanë mbetur në kontakt dhe interesi i klubit mund të ringjalllët këtë verë, pasi që ata nuk arritën ta transferojnë Tommaso Mancini nga Vicenza. 

Sulmuesi danez 17 vjeçar është fizikisht imponues dhe i shpejt dhe shihet si një top talent. Ai e ka bërë debutimin e tij për skuadrën e parë kur ishte në moshën 16 vjeç e 325 ditë në ndeshjen për Kupën e Danimarkës ku luajti kundër FIUK Odense, katër ditë më vonë ai ftua edhe nga Danimarka U21. 

Ross kohëve të fundit ka folur edhe për interesin e klubeve të huaja për të, duke theksuar se si ai është i hapur të kalojë të ndonjë skuadër që ka projekt të mirë. 

“Nuk është hera e parë që një klub i huaj interesohet për mua, këtë herë është ndryshe. Kam rinovuar kontratën time me Aalborg, por nëse një ofertë unike për karrierën time vjen unë do ta bëjë analizën e duhur për ët”, kishte thënë ai. 

Milan për momentin është duke punuar për një transferim tjetër dhe tek ky transferim pritet të kthehet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat