Icardi i ofrohet Unitedit dhe Galatasarayt

Futboll

Icardi i ofrohet Unitedit dhe Galatasarayt

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 00:03
Mauro Icardi

Paris Saint-Germain raportohet se ia ka ofruar Mauro Icardin Manchester Unitedit dhe Galatasarayt pasi që Monza e bëri të qartë që ata nuk do të nënshkruajnë me argjentinasin 

Sulmuesi 29 vjeçar është ngrirë nga projekti i trajnerit të Parisit, Christophe në Paris dhe klubi janë duke shikuar për t’ia rigjetur një shtëpi argjentinasit, të cilit i kanë mbetur vetëm dy vite kontratë me klubin. 

Monza ishte lidhur shumë me Icardin që një kohë tashmë por ata sapo kanë blerë Andrea Petagnan e Napolit javën e kaluar, duke mbyllur kështu kalimin e tij. CEO Adriano Galliani pastaj ka konfirmuar edhe verbalisht që klubi nuk do të bëjë lëvizje për 29 vjeçarin më, komente që ai i bëri para ndeshjes me Torinon të shtunën. 

Siç raporton Corriere dello Sport, PSG vazhdimisht janë duke kërkuar që t’ia bëjnë një zgjidhje Icardit dhe ata ia kanë ofruar atë edhe Manchester United edhe Galatasaray. 

Një rikthim në Serie A nuk duket në horizonte për Icardin pasi që edhe konkurrenti i Monzas, Sampdoria kanë mbetur vetëm tentativa, pasi që ajo nuk ka arritur që të bëjë ndonjë ofertë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat