Manchester United interesohet për Casemiron

Futboll

Manchester United interesohet për Casemiron

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:58
Casemiro.

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.

Lajmin e bëri të ditur Marca, të cilët thonë se “Djajtë e Kuqë” janë duke insistuar për brazilianin.

Mesfushori është pjesë kruciale e planeve të Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Erik ten Hag, pas dështimit të pistës “Frenkie De Jong” i kanë hedhur sytë pikërisht te braziliani.

Ish-kampionët anglezë ende nuk kanë nisur ndonjë ofertë për të, mirëpo kjo mund të ndodhë në ditët vijuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat