FIFA merr vendimin final për Brazil - Argjentinë

Futboll

FIFA merr vendimin final për Brazil - Argjentinë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:23
FIFA merr vendimin final për Brazil - Argjentinë

FIFA merr vendimin final për Brazil-Argjentinë.   

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 nuk do të zhvillohet.

FIFA mori një vendim ditën e sotme lidhur mbi sfidën e datës 5 shtator 2021 e cila u ndërpre pak minuta nga starti i saj nga ana e autoriteteve lokale për shkak të se disa nga lojtarët e miqve të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 dhe u vendosën në izolim nga pjesa tjetër.

Ky vendim është marrë, pasi FIFA ka shqyrtuar situatën lidhur me dy ekipet që janë të kualifikuara për në Botëror, ku vështirësia me gjetjen e një date për tu luajtur ka bërë që të merret vendimi për mos ta rikuperuar më këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat