Inzaghi kërkon edhe një mbrojtës

Futboll

Inzaghi kërkon edhe një mbrojtës

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:25
Inzaghi

Me shitjen e Cesare Casadei te Chelsea, Interi ia del të sigurojë paratë e mjaftueshme për të mos qenë i detyruar të shesë ndonjë nga titullarët si Skriniar e Dumfries, teksa tani Marotta e Ausilio kanë nisur punën për goditje e fundit në merkato.

Bëhet fjalë për zviceranin Manuel Akanji, i cili është i përzgjedhuri për të kompletuar prapavijën, pasi mund të luajë mjaft mirë në të tre pozicionet e mbrojtjes me tre dhe për më tepër mund të vijë për një çmim të favorshëm.

Mbrojtësi 27-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës me Borussian e Dortmundit dhe ka refuzuar rinovimin, ndërsa gjermanët kanë kërkuar një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e tij.

Transferimi mund të kryhet për një shifër totale prej 12 milionë eurosh, nga të cilat dy për huazimin dhe 10 të tjera për të drejtën e blerjes, teksa palët janë optimiste që gjithçka do të zgjidhet brenda kësaj jave.

Manuel Akanji është pjesë e Borussias së Dortmundit që prej verës së 2017-ës dhe në 5 sezone numëron plot 158 ndeshje, ndërsa në tre vitet e fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm i verdhezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat