Rexhepit i skadon kontrata me Shkëndijën

Futboll

Rexhepit i skadon kontrata me Shkëndijën

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 20:59
Rexhepit i skadon kontrata me Shkëndijën

Mesfushori 22 vjeçar Besart Rexhepi prej sot është agjent i lirë. Kontrata 3 vjeçare e tij me Shkëndijën e Tetovës ka skaduar dhe nga klubi kuqezi e kanë falënderuar për bashkëpunimin. Kështu fantazisti mbetet agjent i lirë dhe duket i hapur për skuadra të interesuara për të ardhmen.

Rexhepi i lindur në muajin shkurt të vitit 2000 në moshë të re debutoi me ekipin e parë të Shkëndijës, kur në sezonin 2018/2019 regjistoi 3 paraqitje kampionale duke u shpallur kampion me kuqezinjtë, pasi paraprakisht ishte dalluar me paraqitje e tituj në moshat e reja.

Shkëndija e lidhi me kontratë tre vjeçare dhe më vonë e huazoi një sezon te Drita e Bogovinës.

Ndërkohë sezonin e shkuar Besart Rexhepi kaloi në formë huazimi te Boreci i Velesit ku regjistroi 11-të paraqitje të elitën e futbollit vendor. Mirëpo ecuria pozitive e gjysmësezonit vjeshtor do të ndalej në fillim të gjysmësezonit pranveror, kur pëson një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit.

Gjithçka ndodhi pasi Rexhepi kishte realizuar fazën përgatitore me Borecin dhe kur dukej se në pranverë do të vazhdojë me paraqitje në elitë, dëmtimi erdhi në ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Voska Sport, një javë para nisjes së gjysmëstinorit të dytë.

Tashmë i rikuperuar Besart Rexhepi shikon përpara, duke pretenduar të gjejë skuadër ku do të vijojë zhvillimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat