Batistuta: Ndihem në borxh me Maradonën

Futboll

Batistuta: Ndihem në borxh me Maradonën

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 00:10
Batistuta e Maradona

Ish ylli i Fiorentinas, Gabriel Batistuta ka shprehur keqardhje për trajtimin që i është bërë Diego Maradonës, duke aluduar në atë se “ne nuk i dhamë atij asgjë”.

Karriera e Batistutës dhe Maradonës në Serie A kurrë nuk u vlerësua, me ish futbollistin e Fiorentinës që luajti në sezonin 1991/92 dhe një verë më vonë u largua.  Dyshja luajti së bashku për Argjentinën, kryesisht gjatë Botërorit të vitit 1994 në SHBA, por ata përfaqësonin periudha të ndryshme.

Duke folur për La Nacion, Batistuta ka diskutuar vdekjen e Maradonës dhe mënyrën së si ai ishte trajtuar gjatë jetës së tij.

“Kur mendoj për të ndihet çuditshëm, në borxh me të. Nuk pajtohet më 60 për qind të gjërave që ai ka bërë, por çfarë bëmë ne për t’u kujdesur për të?”.

“Çfarë kam bërë unë, si tifozë dhe çfarë ka bërë shoqëria e jonë? Ne e bëmë m….Ai na dha neve gjithçka dhe ne nuk i dhamë asgjë atij. Nga fillimi askush nuk bëri asgjë për Diegon”.

“Imazhi i fundit i Maradonës në TV është i mjerueshëm, kur e shoh i them vetes “ky djalë është një fantazmë”, mendoj që atë e tërhoqën zvarrë për të përfituar prej tij”.

Maradona ishte një figurë kontraverse gjatë dhe pas karrierës së tij futbollistike, ku ai është konsideruar si njëri nga futbollistët më të mirë te të gjitha kohërave. Argjentinasi është i njohur në Itali ku fitoi dy Scudetti me Napolit dhe luajti rol kryesor për fitoren e Botërorit në Meksikë më 1986.

Maradona është aq i lartësuar në qytetin e Napolit saqë ende mund të shihni statuja dhe murale të tij në kryeqytetin e Campanias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat