Fati i buzëqesh në momentin më të mirë

Futboll

Fati i buzëqesh në momentin më të mirë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 00:12
Ndoji

Emanuele Ndoji po kalon një periudhë fantastike me Breshian.

Mesfushori shqiptar ka rilindur me klubin italian, ku është rikthyer më i fortë se më parë. Përpos lojës së mirë, 25-vjeçari ka dhënë kontributin e tij edhe me gola. Një kryevepër nga distanca mbrëmjen e djeshme i dha edhe fitoren Breshias kundër Sudtirolit.

Por në momentin kur morali i lojtarit shqiptar ka shkuar lart, makthe nga e shkuara i rikthehen.

Nëse ka një problem që e ka përndjekur përgjatë karrierës, ato kanë qenë dëmtimet.

Lëndimet e shumta i kanë kushtëzuar karrierën, kur rasti më i dhimbshëm për të ka qenë në kohën kur Breshia u ngjit në Serie A dhe Ndoji pritej të ishte xhevahiri më i çmuar i tyre. Por dëmtimet e shumta bënë që ta ndiqte pjesën më të madhe të sezonit nga stoli.

Mbrëmjen e djeshme mesfushori la fushën përpara kohe duke çaluar. Një lëndim në këmbë e detyroi të largohej nga fusha dhe në fytyrën e tij u dallua qartë  frika për një përsëritje të historisë.

Por Ndoji mund të qetësohet plotësisht. Seanca e sotme ishte e fundit e diferencuar për të, pasi nesër do të bashkohet me grupin për të vazhduar stërvitjen normalisht. Fati i buzëqesh në momentin më të mirë, teksa lëndimi i lehtë nuk do i prishë formën e jashtëzakonshme që ka arritur këtë periudhë te Breshia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat