Barca dhe Xavi nuk pajtohen për Aubameyang

Futboll

Barca dhe Xavi nuk pajtohen për Aubameyang

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:58
Pierre Aubameyang

Klubi nga Londra, Chelsea, ka aranzhuar takimin e radhës këtë javë me përfaqësuesit e Pierre Aubameyang, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Anglezët dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me sulmuesin nga Gaboni, derisa Barcelona nuk e cilëson si të pashitshëm atë, duke ia vënë çmimin prej 30-të milionë eurove.

Në anën tjetër, trajneri i tij, Xavi Hernandez nuk e dëshiron largimin e Aubameyang.

Ai e sheh si pjesë të rëndësishme të ekipit edhe për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat