Man Utd shpreh interesim të madh për Casemiron

Futboll

Man Utd shpreh interesim të madh për Casemiron

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:08
Man Utd shpreh interesim të madh për Casemiron

Skuadra angleze, Manchester United, kohëve të fundit ka shprehur interesim të madh për lojtarin e Real Madridit, Casemiro.

“Djajtë e Kuq”, sipas the Telegraph, i ka ofruar Blaugranëve 60 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Mirëpo, sipas disa mediave spanjolle, madrilenët nuk do të shesin mesfushorin për atë shifër.

Tashmë mbetet nga Manchester United se a do të ofrojnë ndonjë shifër më të madhe apo jo.

Casemiro ka qenë njëri ndër lojtarët kyç tek skuadra e Real Madridit, ku bashkë me Luka Modric dhe Toni Kroos, ka marrë nofkën “Trekëndëshi i Bermudëve”.

Braziliani është pjesë e skuadrës spanjolle që nga viti 2013 dhe është paraqitur në 336 ndeshje  ku edhe ka arritur të shënojë 31 gola dhe duke krijuar 29 asistime me fanellën e mbretërve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat