Manaj: Një ndjenjë e pabesueshme

Futboll

Manaj: Një ndjenjë e pabesueshme

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:34
Rei Manaj

Wotfordi ka barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj Birmingamit, e vlefshme për javën e 4-të në Championship.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj u aktivizua për 36 minuta në këtë takim ku ishte dhe protagonist te goli i barazimit.

Në minutën e 63′ pas një goditje nga distanca e Sema, Manaj ishte në zonë dhe sulmuesi lushnjar pretendon që e ka prekur ai topin dhe klubi i Uotfordit dhe vetë Manaj deklaron se goli i duhet akorduar për të.

Në një postim të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” vetë Rei Manaj ka shkruar se është i lumtur për golin e parë me fanellën e Uotfordit dhe se vëmendja totale shkon për ndeshjen e së shtunës në transfertë ndaj Prestonit:

“Një ndjenjë e pabesueshme për golin tim të parë me këtë skuadër. Të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të përqendruar për sfidën e së shtunës”, shkroi Rei Manaj, i cili aktualisht me Wotfordin në Championship është aktivizuar në tre ndeshje dhe duke shënuar një gol..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat