Spalletti nuk dorëzohet

Futboll

Spalletti nuk dorëzohet

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:42
Spalletti

Luciano Spalletti, në një intervistë për DAZN foli për marrëdhëniet e tij me qytetin dhe perspektivat e skuadrës së tij në funksion të sezonit që sapo ka nisur: “Po flasim për një qytet futbolli shumë të rëndësishëm dhe ambicioz, tifozët duan të fitojnë, shkruan Telesporti.

Por për t’i fituar ndeshjet bëhet gjithnjë e më e vështirë. Që në ‘mirëmëngjesin’ e parë kupton pasionin që ka njerëzit. Më lumturon edhe përkushtimi i djemve. Kemi një ekip profesionistësh seriozë, i njoh mirë. Janë djem që meritojnë ta veshin këtë fanellë”.

Trajneri toskan mohon se shumë ndryshime në skuadër kanë minuar siguritë e punës së tij: “Kur vendos dorën në një mënyrë kaq drastike, të duhet pak kohë për të rritur liderët e tjerë. Kemi ende të tillë si Di Lorenzo, Rrahmani, Anguissa. Osimhen duhet të bëhet pikë referimi për ne”.

Spalletti më pas zbulon ekzistencën e një bisede në grup në Whatsapp me lojtarët e tij dhe një histori të sezonit të kaluar: “Grupi quhet ‘unë do të jem me ty’. E përdorëm kur u detyrova të qëndroja në shtëpi, si me rastin e ndeshjes jashtë fushe ndaj Juventusit.

Të gjithë thanë se ndeshja duhej shtyrë, sepse kishim shumë lojtarët me Covid, unë transferova atë që ishte mendimi im, domethënë që të mund të luanim. I kisha parë djemtë të stërviteshin në mënyrë serioze dhe korrekte, duke shprehur dëshirën për të shkuar në Torino”.

Ndër fytyrat e reja qëndron ajo e Khvicha Kvaratskhelia, i cili mbërriti për të zëvendësuar titullarin Lorenzo Insigne: “Unë e quaj Kvara. Presim shumë prej tij, sepse ka zëvendësuar një kampion si Insigne, që vendosi të marrë një rrugë tjetër”.

Toskani shpenzon fjalë të mira për një tjetër prej të shiturve gjatë verës, Kalidou Koulibaly: “Ai është me të vërtetë një person i jashtëzakonshëm, si dhe një kampion i madh. Vinte në zyrën time çdo mëngjes për të më përshëndetur, një përqafim i përbërë plot muskuj.

Ai është ndikues i vërtetë, i tërhoqi të gjithë. Për mua është si të kem humbur një bashkëpunëtor, ai ishte një trajner në fushë. Gjithmonë donte të sulmonte, ta rimerrte topin sa më lart. Këtë vit do të ishte kapiten, por për fat të keq humba dy kapitenë me një goditje të vetme”.

Megjithatë, vitet e fundit, Spalletti është sulmuar me etiketën e trajnerit kundër kapitenëve. Një teori që e hedh poshtë fuqishëm: “Më shqetëson kur thonë se kam bërë që Totti dhe Icardi të largohen, kjo nuk është e vërtetë.

Totti përfundoi kur të gjithë e dinin se unë do të largohesha në fund të vitit, ata mund ta mbanin atë. Icardi nuk u largua me mua, por me Conte. Insigne bëra gjithçka për ta mbajtur, por tashmë e kishte bërë këtë zgjedhje me familjen e tij”.

Ja, pra, që shiriti te Napoli përfundoi në krahun e Di Lorenzos: “Zgjedhja e Di Lorencos ishte e lehtë, atij i jepet shiriti në krah, sepse ka ekuilibër, ka cilësinë e marrëdhënieve me shokët e skuadrës, por edhe me kundërshtarët e tij. Ai gëzon respektin e bashkëlojtarëve. Të gjithë donin Giovanni kur fola me ekipin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat