Kur Fadil Vokrri dhe Isa Sadriu luanin kundër Prishtinës në vitin 1986, ky ishte rezultati 

Futboll

Kur Fadil Vokrri dhe Isa Sadriu luanin kundër Prishtinës në vitin 1986, ky ishte rezultati 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2022 Në ora: 14:32
KJo ndeshje është e vitit 1985

Legjendat e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Isa Sadriu, në vjeshtën e vitit 1986, u paraqitën në fanellën e Partizanit të Beogradit dhe luajtën kundër Prishtinës. 

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, përfundoi me rezultat të bardhë (0:0), në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Ndeshja u luajt me 5 tetor të vitit 1986, ku ishin mbi 20 mijë shikues në stadium, Prishtina po kalonte një krizë të thellë të rezultateve në atëkohë, 2 barazime e 7 humbje nga 9 ndeshje! 

Image

Pamje nga ndeshja Prishtina - Partizani, 5 tetor të vitit 1986

Pas javës së 9-të Prishtina renditej në vend të 16-të me 2 pikë dhe Partizani në të 9-tin me 6 pikë por kjo e fundit ka qenë e dënuar me minus 6 pikë për shkak të dallavereve në javën e fundit në kampionatit 1985-1986.

Prishtina - Partizani 0:0 

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtarë: Çoliq (Sarajeva), Vujoviq (Cetina), Erakoviq (Vrbas).
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6 (Goran Popuvac 84’), Faton Domi 6, Gani Llapashtica 6, Skënder Shengyli 7, Muhamet Kolenoviq 7, Fadil Berisha 6, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stoimir Urosheviq 6 (Suad Koliq 64’).
Partizani: Omeroviq 7, Bajeviq 6, Isa Sadriu 6, Zhupiq 6, Çapliq 6, Katanec 6, Smajiq 6, Stevanoviq 5 (Bogdanoviq 46’), Fadil Vokrri 5, Gjurovski 6 dhe Vuçiqeviç 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat