Skuadra e Ballkanit zbarkon në Shkup

Futboll

Skuadra e Ballkanit zbarkon në Shkup

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 15:55
Skuadra e Ballkanit

Faza “play-off” e Ligës së Konferencës do të sjellë duelin më interesant kësaj radhe – atë mes shqiptarëve.

Në këtë fazë, Shkupi dhe Ballkani janë kundërshtarë për një vend në fazën e grupeve. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten e 18 gushtit, nga ora 21:00, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Kurse, pas një jave, ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tashmë, djelmoshat e Ilir Dajës kanë arritur në Shkup në prag të kësaj ndeshjeje historike.

Ndryshe, në rast të fitores në të dyja ndeshjet ndaj Shkupit, Ballkani do të bëhej skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën grupore të një gare evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat