Manchester Utd në bisedime për mbrojtësin e Barcelonës     

Futboll

Manchester Utd në bisedime për mbrojtësin e Barcelonës     

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:22
Manchester Utd në bisedime për mbrojtësin e Barcelonës     

Manchester United dhe Barcelona janë aktualisht në bisedime paraprake për mbrojtësin Sergino Dest. Gazeta katalanase “Sport” flet për këtë në faqet e saj.

Barcelona po kërkon 20 milionë euro për Destin, ndërsa Manchester United po përpiqet të ulë çmimin në 17 milionë euro, sipas burimit.

Fillimisht Sergino Dest nuk donte të largohej nga Barcelona. Planet e lojtarit ndryshuan pasi u informua se nuk ishte përfshirë në planet e Xavit.

Sergino Dest, 21 vjeç, ka bërë 72 paraqitje për Barcelonën. Holandezi shënoi tre gola dhe dha pesë asistime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat