Përforcim nga Premier League për Marseillen

Futboll

Përforcim nga Premier League për Marseillen

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:33
Marseille

Përforcim nga Premier League për Marseille.

Klubi i njohur francez ka siguruar shërbimet e Issa Kabore, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme.

Mbrojtësi i djathtë është huazuar nga Manchester City në “Velodrome”.

21-vjeçari, i cili numëron 27 ndeshje dhe 2 gola me Burkina Fason, u ble nga “Cityzens” për 4.5 milionë euro në verën e vitit 2020.

Kabore ende nuk ka debutuar me ekipin e Pep Guardiolës, ndërkohë që dy sezonet e fundit i kaloi i huazuar te Mechelen (Belgjikë) dhe Troyes (Ligue 1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat