E mori falas, Bayerni e shet 20 milionë euro

Futboll

E mori falas, Bayerni e shet 20 milionë euro

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:14
E mori falas, Bayerni e shet 20 milionë euro

Bayern Munchen ka shitur Tanguy Nianzou te Sevilla. Kampionët e Gjermanisë siguruan dy vite më parë shërbimet e qendërmbrojtësit francez me parametra zero nga PSG, ndërkohë që kanë përfituar 20 milionë euro + bonuse nga akordi me spanjollët.

20-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin andaluzian.

Bayerni ka mbajtur një pjesë të përqindjes së kartonit të kapitenit të Francës U20, ndërkohë që ka aplikuar edhe një klauzolë riblerjeje.

Nëse Sevilla vendos të shesë Nianzou në të ardhmen, bisedimet e para do të zhvillohet me klubin gjerman, që ka prioritet krahasuar me të tjerët në lidhje me lojtarin me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat